I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Elton Tozaj, për të komentuar mbi ngjarjet në “Big Brother VIP 4”.
Si i komenton ai disa nga situatat e fundit e ndodhura në shtëpi?
Elton Tozaj foli nëse ka apo jo aleancë të fshehur mes Rozana Radit dhe Laert Vasilit?
"Jo. Laerti është munduar ta kontaktojë… Andeta (Radi) më fal që po e them, por do e them, edhe pse nuk e kishim lënë kështu. Me Andetën kemi qenë deri ditën e fundit që e kemi çuar Rozanën në hotel. Aty kemi takuar dhe Marinin, shokun e ngushtë të Laertit. Kur Rozana ka bërë klipin, ne kemi shkuar në një piceri që kemi ngrënë menjëherë pas kësaj. Aty është kontaktuar për herë të parë nga Laerti. Nuk ka folur Rozana, ka folur Andeta, kam qenë aty prezent. I ka thënë që ‘do fus Rozanën, kemi bërë klipin, por nuk e kemi vendosur, gjithsesi do flasim’. Dhe që atë ditë nuk është folur më mes të dyve. Nuk është se kanë pasur ndonjë komunikim të përditshëm, është reale ajo që thotë Rozi. Edhe një foto që doli me të ëmën, me të motrën dhe me atë priftin në Elbasan, është një fakt që Rozi e ka thënë brenda në shtëpi kur ai ka ardhur. Nuk ka një pakt mes tyre. Ndoshta ngaqë janë të dy aktorë, kanë këtë kiminë njëri me tjetrin që arrijnë të merren vesh dhe me sy, prandaj njerëzit apo banorët mund ta mendojnë këtë gjë. Ose është një shkak për të pasur debat brenda në shtëpi, sepse unë shikoj që sa herë fillon e mungon debati, i rikthehen po të njëjtës temë" tha ai.