Globi

E PAZAKONTË/ Avioni i nisur nga SHBA për në Kinë kthehet sërish në aeroport, piloti "habit" me arsyen

Shkruar nga Liberale

E PAZAKONTË/ Avioni i nisur nga SHBA për në Kinë kthehet

Një incident i pazakontë gjatë fluturimit nga SHBA për në Kinë. Një avion Boeing 787 i United Airlines që fluturonte nga Los Angelos në Shanghai u detyrua të kthehej gjatë udhëtimit pasi u zbulua se një nga pilotët ishte nisur pa pasaportë.

Fluturimi UA 198 u nis nga Aeroporti i Los Anxhelosit të shtunën pasdite me 257 pasagjerë dhe 13 anëtarë të ekuipazhit në bord me destinacion qytetin më të madh të Kinës.

Rreth dy orë më vonë, avioni u kthye sepse sipas faqes së internetit FlightAware piloti nuk kishte pasaportën e tij. Ata më tej theksuan se organizuan që një ekuipazh i ri që të dërgonin pasagjerët në destinacionin e tyre atë mbrëmje.

Fluturimi me ekuipazhin e ri u ul në Shangai me një vonesë prej rreth gjashtë orësh. Shumë pasagjerë u ankuan dhe u shprehën të indinjuar në lidhje me ngjarjen Ky fluturim nuk ishte i vetmi i prekur nga incidenti. Pasagjerët në fluturimin e kthimit nga Shangai në Los Anxhelos u përballën me një vonesë të gjatë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH