Globi

Vendi më i sigurt në botë në rast lufte

Shkruar nga Liberale

Vendi më i sigurt në botë në rast lufte

Sipas një raporti të publikuar nga e përditshmja britanike “Daily Mirror”, një nga vendet më të sigurta për t’u strehuar në rast të një lufte bërthamore është kompleksi Wood Norton në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo vilë, e cila në pamje të parë duket si një ndërtesë e zakonshme, fsheh një rrjet të madh tunelesh nëntokësore.

Fillimisht e blerë nga BBC gjatë Luftës së Dytë Botërore, Wood Norton ishte menduar si një bazë sekrete për transmetimet në rast emergjence. Vila ndodhet në zonën e mbrojtur të Worcestershire dhe mund të strehojë deri në 90 persona.

Vendi më i sigurt në botë në rast lufte

Aktualisht, ajo shërben për trajnimin e inxhinierëve të zërit dhe stafit teknik të BBC-së. Në rast të një lufte bërthamore, BBC ka deklaruar se do të vazhdojë informimin e publikut nga ky vend.

Përveç Wood Norton, në listën e katër vendeve më të sigurta për t’u mbrojtur janë dhe tre komplekse në SHBA: Raven Rock në Pensilvani, Peters Mountain në Virxhinia dhe hyrja e kompleksit Cheyenne Mountain në Kolorado./A2

Poll
SHQIPENGLISH