Aktori Ed Westwick dhe gruaja e tij, Amy Jackson, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku.
Ata kanë konfirmuar lajmin në Instagram përmes një fotoje, në të cilën pozojnë me vogëlushin. Në përshkrimin e postimit, zbuluan po ashtu gjininë dhe emrin e foshnjës.
“Mirë se erdhe në botë, vogëlush. Oscar Alexander Westwick”, shkruhej krah fotografisë.
Kujtojmë se çifti u martua në gusht të vitit të kaluar në një ceremoni në Itali.
View this post on Instagram