Aktori i njohur Ed Westwick dhe gruaja e tij, Amy Jackson, janë bërë prindë për herë të parë.
Çifti kanë konfirmuar lajmin e ëmbël në Instagram përmes një fotoje, në të cilën pozojnë me vogëlushin. Në përshkrimin e postimit, zbuluan po ashtu gjininë dhe emrin e foshnjës.
“Mirë se erdhe në botë, vogëlush. Oscar Alexander Westwick”, shkruhej krah fotografisë.
Kujtojmë se çifti u martua në gusht të vitit të kaluar në një ceremoni në Itali.