Globi

Po raportonin në protestat e natës pas arrestimit të kryebashkiakut, e pësojnë 9 gazetarët në Turqi

Shkruar nga Liberale
Po raportonin në protestat e natës pas arrestimit të

Autoritetet turke i kanë ndaluar nëntë gazetarë – të cilët po i mbulonin protestat e natës në disa qytetet kundër arrestimit të kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu – njoftoi të hënën Unioni i Gazetarëve i Turqisë.

Nuk është e qartë ende arsyeja e ndalimit të gazetarëve.

Një gjykatë turke urdhëroi të dielën burgosjen e Imamoglut, rivalit kryesor të presidentit Recep Tayyip Erdogan, në pritje të gjykimit nën akuzat për korrupsion.

Arrestimi i Imamoglut javën e kaluar ka nxitur protestat më të mëdha në vend në dekadën e fundit.

Megjithëse në shumë qytete protestat në rrugë u ndaluan nga autoritetet, ka pesë net radhazi që qytetarët kanë mbajtur protesta, kryesisht paqësore, kundër Qeverisë.

Partia kryesore opozitare, Partia Republikane Popullore (CHP), ka bërë thirrje për protesta kundër vendimit të gjykatës për Imamoglun, duke e cilësuar vendimin si të politizuar dhe jodemokratik.

 

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH