BE

66-vjeçarja në Gjermani sjell në jetë fëmijën e dhjetë

Shkruar nga Liberale
66-vjeçarja në Gjermani sjell në jetë fëmijën e

Alexandra Hildebrandt, drejtoresha e muzeut privat "Checkpoint Charlie" në Berlin, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dhjetë në moshën 66 vjeçare.

Djali i saj i sapolindur ka ardhur në jetë me lindje cezariane në klinikën "Virchoë" të spitalit të njohur "Charité", në Berlin.

Fëmija lindi të mërkurën e kaluar dhe Hildebrandt lavdëroi stafin e spitalit për kujdesin e shkëlqyer gjatë lindjes. Ky është fëmija i tetë që ajo sjell në jetë me lindje cezariane, ndërsa ka gjithsej 10 fëmijë, përfshirë binjakë.

Në një intervistë për gazetën "Bild", Hildebrandt ka shpjeguar se ka lindur fëmijët pas moshës 53 vjeçare dhe se nuk ka përdorur asnjë lloj teknologjie riprodhuese. Ajo theksoi se ajo ushqehet shëndetshëm, bën aktivitet fizik të rregullt, dhe nuk ka konsumuar as duhan, as alkool, as kontraceptivë.

Hildebrandt, që ka dy fëmijë të rritur, foli gjithashtu për rëndësinë e krijimit të një familje të madhe, duke inkurajuar njerëzit që të konsiderojnë të kenë më shumë fëmijë. "Unë mendoj se është shumë e rëndësishme të kemi fëmijë dhe një familje të madhe", tha ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH