Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi akuzohet për grabitje të përsëritura dhe në bashkëpunim, dhunë ndaj punonjësve, falsifikim dhe shkelje të ligjit për substancat narkotike si dhe armëmbajtje pa leje.
Policia greke njoftoi se në kuadër të hetimeve pas grabitjeve të përsëritura në zonat e Atikës, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shqiptarit.
Në orët e para të mëngjesit të së premtes, efektivët e policisë kanë pikasur 37-vjeçarin duke drejtuar një automjet dhe në momentin që ka tentuar të hyjë në një hotel në zonën e Glyfadës, e kanë ndaluar.
Sipas ELAS-it, 37-vjeçari ka bërë rezistencë dhe ka tentuar të arratiset duke kërcënuar policët me një armë plastike.
Pas kontrollit në pronën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan: një pistoletë plastike të cilën e kishte përdorur gjatë kryerjes së grabitjeve. * kartë identiteti false, leje drejtimi false, sasi e vogël kanabis të papërpunuar dhe shumën 405 euro.