BE

Portreti i famshëm i vjedhur i Winston Churchill është gjetur në Itali

Shkruar nga Liberale
Portreti i famshëm i vjedhur i Winston Churchill është gjetur

Policia e Otava-s, Kanada deklaroi të mërkurën se do të dërgojë dy oficerë në Romë për të rimarrë një portret fotografik të Winston Churchill të vjedhur mbi dy vjet më parë.
 
Portreti në fjalë është vepra origjinale e fotografit të famshëm Yousuf Karsh me titull ”Luani vrumbullues”, i cili tashmë është riprodhuar në kartëmonedhat 5 paund.
 
Për vite të tëra ky portret ka qenë ekspozuar në hollin e hotelit Fairmont Chateau Laurier në Otava, deri ditën kur një pastruese e hotelit, vuri re diçka të çuditshme në gusht të vitit 2022.  
 
Duke krahasuar kornizën e portretit të Churchillit me ato të fotografive të tjera të Karsh-it të shfaqura në hotel, ajo vuri re se mungonte fotografia origjinale dhe raportoi menjëherë ngjarjen.
 
Disa fotografi origjinale të dhuruara nga Karsh janë ekspozuar në Fairmont Chateau Laurier, pasi ai kishte ekspozitën e tij të parë në atë hotel në vitin 1936, më pas hapi studion e tij në 1972 dhe më vonë jetoi për një periudhë me gruan e tij Estrellita Karsh.
 
Nga verifikimi u kuptua se portreti i Churchull-it i ekspozuar ishte një kopje dhe se firma e Karsh-it ishte falsifikuar, sipas hetimeve, vjedhja daton disa muaj para raportimit, gjatë festave të Krishtlindjeve të dimrit 2021-2022. Falë ”Këshillave, analizave mjeko-ligjore dhe bashkëpunimit ndërkombëtar”, në prill të këtij viti, policia kanadeze arrestoi dhe akuzoi Jeffrey lain James Wood, një 43-vjeçar nga Powassan, Ontario, për vjedhjen. Megjithatë, kërkimi për vepren zgjati më shumë.
 
Sipas rindërtimit, portreti iu shit shtëpisë së ankandeve Sotheby në Londër, e cila nga ana e saj ia shiti në ankand një blerësi italian për 5292 paund. Asnjëri prej tyre nuk mund ta dinte se ishte vjedhur, pasi vjedhja nuk u raportua për muaj të tërë. Policia kanadeze tha se po bashkëpunonte me karabinierët dhe me blerësin e portretit; një person nga Genova, i cili nuk identifikua edhe pse iu dha një shpërblim.

Yousuf Karsh vdiq në vitin 2002 dhe ishte një fotograf kanadez me origjinë armene, i famshëm për fotografimin e politikanëve, artistëve dhe shkencëtarëve.
 
Ndër veprat e tij më të famshme dhe të paharrueshme është për shembull një foto historike e Albert Ajnshtajnit, por portreti i Churchill ishte ai që e bëri atë të famshëm ndërkombëtarisht.
 
Portreti i tij është autorizuar në vitin 1941, gjatë Luftës së Dytë Botërore, me rastin e fjalimit të kryeministrit britanik në parlamentin kanadez. Karsh shkroi se arsyeja e mykut të Churchill-it në foto ishte se ai sapo kishte hequr puron nga goja, pasi refuzoi ta vendose në një tavëll, ndërsa po fotografohej. Kjo shprehje agresive më vonë u bë simbol i rezistencës kundër nazizmit.
 
Menaxherët e hotelit, i thanë New York Times, se portretin do ta shfaqin përsëri në holl, por me masa të shtuara sigurie./ Përgatiti Liberale.al/
 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH