BE

Nxënësja godet me thikë mësuesen gjatë orës së mësimit në Francë

Shkruar nga Liberale

Nxënësja godet me thikë mësuesen gjatë orës

Një mësuese është goditur me thikë gjatë orës së mësimit në një shkollë të mesme në Maine-et-Loire, në Francën perëndimore.

Pasi kreu krimin, 18-vjeçarja ka tentuar që të largohet duke dalë nga dritarja.

Sipas mediave vendase, mësuesja është plagosur lehtë në fytyrë por nuk ka rrezik për jetën.

Një burim i lidhur me hetimet për shkaqet e ngjarjes, tha se disa minuta para sulmit, mësuesja po fliste me nxënësen në fjalë për mungesat e saj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH