Praga, një qytet po aq i famshëm për birrën e tij sa edhe arkitekturën historike, është vendosur të ndalojë daljet në bar gjatë natës vonë, duke kërkuar t'i japë fund reputacionit të tij si destinacion feste.
Kryeqyteti çek është pika më e fundit e nxehtë e turizmit evropian që frenon turistët e shumtë, mes shqetësimeve për ndikimin në cilësinë e jetës së banorëve vendas.
Nënkryetari i Bashkisë së Pragës, Jiri Pospisil, tha se qyteti dëshiron të dekurajojë turistët që vijnë "për një kohë të shkurtër vetëm për t'u dehur", në favor të "një turisti më të kulturuar dhe më të pasur", sipas agjencisë së lajmeve AFP.
Gjatë dy dekadave të fundit, pjesërisht falë bumit të linjave ajrore buxhetore, Praga është bërë një destinacion i preferuar për festat e beqarëve, veçanërisht nga Mbretëria e Bashkuar.
Lajmi, i shpallur të hënën, pason ankesat nga banorët e Pragës 1, lagjen historik të qytetit – shtëpia e Sheshit të Qytetit të Vjetër të mbrojtur nga UNESCO, Kështjellës së Pragës dhe Ura e Karlit, për zhurmën e shkaktuar të lokaleve.
Ndalimi ndikon vetëm në turnetë grupore të organizuara nga agjencitë dhe nuk do të ndalojë grupet individuale që të organizojnë dalje në bar ose të qëndrojnë jashtë duke pirë vonë. Siç theksoi Starek, "askush nuk do të ndalohet të shkojë në lokale".
Në një deklaratë të dhënë për CNN Travel, Zyra e distriktit komunal të Pragës 1 konfirmoi se ndalimi në pijetore nis nga ora 22:00 deri në 6 të mëngjesit me kohën lokale dhe shtoi se ndalimi do të hyjë në fuqi rreth fillimit të muajit nëntor./ CNN