Aktualitet

Bllokohet autostrada Lezhë-Milot, procedohet kompania e mirëmbajtjes

Shkruar nga Liberale
Bllokohet autostrada Lezhë-Milot, procedohet kompania e mirëmbajtjes

Autostrada Lezhë-Milot është bllokuar plotësisht si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës, ngricës në rrugë dhe rrëshqitjeve të automjeteve.

Për pasojë është rënduar trafiku edhe prej lëvizjes së makinave me shpejtësi të ulët.

Ndërkohë, policia Lezhë ka nisur procedimin ndaj kompanive mirëmbajtëse të rrugëve. Sipas Abc News, procedimi vjen për shkak të neglizhencës së këtyre kompanive në menaxhimin e situatës.

Kompanitë e kontraktuara nuk janë kujdesur që rrugët të mos bllokohen nga bora. Po ashtu, policia po u bën apel qytetarëve që të zgjedhin rrugën e vjetër Lezhë-Milot në mënyrë qe të shmangin trafikun

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH