Aktualitet

Bleona Mata dhe dy të tjerë, në faqen botërore për fëmijët e zhdukur

Shkruar nga Liberale

Sot është Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve të Zhdukur, ndërsa ende nuk dihet fati i shumë prej tyre.

Në portalin botëror për fëmijët e zhdukur, Global Missing Children’s, mes rasteve të shumta të fëmijëve, që ende rezultojnë të zhdukur, janë edhe tre shqiptarë.

Mes tyre është edhe rasti i Bleona Matës, e cila u zhduk në vitin 2010. Rasti bëri bujë në media, ndërsa e ëma vazhdon ta kërkojë.

“Bleona është zhdukur nga fshati Zapod, Kukes që në datën 22 maj 2010. Policia ka zhvilluar kërkime deri tani por pa sukses. Bleona në krahun e djathte të mjekrës ka një shenjë djegie prej 2 cm”, shkruhet në portalin botërorë për Bleona.

Po ashtu i zhdukur rezulton edhe Julian Cela, i datëlindjes 09/05/2002, i cili këtë vit mbush 18 vjeç, është zhdukur më 30 nëntor 2012 në rrethana të paditura.

Matteo Bejaj është zhdukur nga fshati Fitore në Vlorë, ditën e shtunë më datë 16 korrik 2011.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH