Aktualitet

Bie makina në lumin Osum, plagoset rëndë shoferja

Shkruar nga Liberale
Bie makina në lumin Osum, plagoset rëndë shoferja

Një makinë tip Audi, me targa AA 723 LK e cila drejtohej nga një 28-vjeçare është rrëzuar nga ”Ura e Vërtopit” dhe ka përfunduar në zhavorrin e lumit Osum.

Raportohet se si pasojë e aksidentit është plagosur rëndë drejtuesja e automjetit,  Anxhela Ibra 28-vjeçe. Ndërkaq, pasagjeri që po udhëtonte me të nuk ka pësuar dëmtime.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të ushtrisë dhe policisë, të cilët kanë nxjerrë nga makina 28-vjeçaren. E reja është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit për të marrë mjekimin e parë. Më pas ajo është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia është duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH