Ish-kryeministri Sali Berisha, në një takim për demokratët zbuloi aksionin e tij politik. Ai tha se nga takimet në të gjitha strukturat e PD në të gjithë vendit, do të kërkojë që të mblidhen 1500 firmat e nevojshme të delegatëve për të mbledhur Kuvendin Kombëtar, në mënyrë që për përjashtimin e tij nga ana e kryetarit Luzlim Basha, të vendosin forumet.
“Do mblidhen firmat e 1500 anëtarëve të delegatëve kombëtar, e më pas do të thërrasin forumin kombëtar. Çdo gjë do e zgjidhim në mënyrën më demokratike. Me të fitore nuk ka. E dyta, do e nisja këtë lëvizje. Çfarë do u thosha? Do u thosha ‘mos votoni kurrë humbës’, humbësi në fitore nuk të çon, hapi derën tjetrit, ose të çon i tretë, po ky s’të çon asnjëherë. Dhashë dorëheqjen isha i sigurt se u çoja në fitore, por besova e mendova se një tjetër do e bëjë më mirë, se unë këtë detyrë, dhe ai tjetri duhet të jepte dorëheqjen ndaj ne këtu duhet të jepte dorëheqjen ndaj ne këtu duhet të jemi të palëkundur”, tha Berisha.
I pyetur nga demokratët e pranishëm nëse do të kthehet sërish në krye ë PD, Berisha tha: “Kushdo që do të udhëheqë PD do e caktojnë demokratët dhe demokratet me vullnetin e tij të lirë”.