Aktualitet

Berisha: Lear Kurtit ia morën shpirtin të paktën katër xhelatë me uniformë, mes tyre edhe të droguar

Shkruar nga Liberale
Berisha: Lear Kurtit ia morën shpirtin të paktën katër

Kreu i "Rithemelimit", Sali Berisha, në një konferencë nga selia blu tha se, Lear Kurtin e vrau dhuna e të paktën katër policëve, ndërsa shtoi se mes tyre kishte edhe efektivë të droguar.

“Gazetarët kanë bërë investigime, kanë sjellë fakte re prova shteruese për mbytjen e Lear Kurtit të riut 32-vjeçar nga banditë me uniformë të droguar. O Noke më mbytën! Ishte klithma para se te jepte shpirt sipas dëshmitarit të pranishëm në vendngjarje e mikut të Lear Kurtit. Investigimet serioze të rrjeteve televizive hodhën poshtë si trillime të turpshme pretendimet e Ramës dhe Çuçit të tij të familjes. hodhën poshtë trillimet manipulimet e inskenimet e një kriminelit të pashoq në radhët e policisë, Ardi Veliu i cili për të mbrojtur padronët e tij vrau për të dyti Kurtin. Investigimet e TV faktuan se mbi Leart Kurtin një bandë prej katër policisë, mes tyre të droguar, u vërsulën në rrugë me një egërsi çnjerëzore", tha Berisha.

Më tej, ai theksoi se, të dhënat faktuan se trupi i tij kishte hematoma.

"Filmimet faktuan se Ardi Veliu, ky mashtrues i paskrupullt gënjeu shqiptarët kur tha se Kurti po qendronte para një objekti për të krijuar përshtypjen se po përgatitej për akt delinkuent, kur ai po ecte i vetmuar. nga kamerat. Po ecte i vetmuar duke folur në telefon me mikun apo familjarët e tij. Mashtrim i paskrupullt i policisë u hodh poshtë se sipas tyre patrulla prej 2 policësh e ndaloi,. Pranë tij në barbarinë e ushtruar në rrugë ishin të paktën katër policë e banditë me uniformë. Të dhënat faktuan se trupi i tij kishte hematoma. Ekspertë mjekoligjorë denoncuan kryerjen e autopsisë nga një bandë që donte të fshihte të vërtetën. Tashmë nuk ka asnjë dyshim se Kurtit i morën shpirtin xhelatë me uniformë dhe pasi i orën shpirtin e dërguan në spital. Pastaj i bënë autopsi pa asnjë prani të familjarëve apo të avokatit të tij”, tha Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH