Kandidati demokrat për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, siç e ka bërë zakon gjatë ditëve të fushatës elektorale, sot kafen e mëngjesin e ndau me një personalitet të shquar të jetës publike në vend.
Bejko ndau kafen e mëngjesit me Krenar Zejnon, poet, shkrimtar, kurator dhe publicist. Zejno është gjithashtu themelues dhe drejtues i galerisë dhe shtëpisë botuese, “Zeni”.
Roland Bejko dhe Krenar Zejno diskutuan për kullat që po ngrihen në Tiranë. - “Qytetit i duhen kullat, por ato duhet të vendosen si fjala në poezi, në vendin e duhur që t'i japin kuptim qytetit, si fjala poetike, vargut”, tha Roland Bejko.
Postimi i plotë i Roland Bejkos:
Sot mëngjesi nisi në mënyrën më të bukur.
Kam takuar në kafe Roma, dy miqtë e mi, Krenar Zejnon dhe Xhojsin, qenin më inteligjent të Tiranës.
Qyteti nuk do kish kuptim nëse në të nuk do jetonin personazhe si Krenari dhe Xhojsi, kuratori i Galerisë Zenit, shkrimtar, botues, biolog dhe aktivist shoqëror.
Unë i dhurova Krenarit programin tim për TiMe Krenarin ramë dakord se qytetit i duhen kullat, por ato duhet të vendosen si fjala në poezi, në vendin e duhur që t'i japin kuptim qytetit, si fjala poetike, vargut. Ai më dhuroi librin e tij të fundit me poezi.
Me Krenarin ramë dakord se qytetit i duhen kullat, por ato duhet të vendosen si fjala në poezi, në vendin e duhur që t'i japin kuptim qytetit, si fjala poetike, vargut.