Aktualitet

BE jep 100 mln euro për bujqësinë, Soreca: Aplikimet deri në 25 janar

Shkruar nga Liberale

Bashkimi Europian do të japë 100 milionë euro për të mbështetur modernizimin e bujqësisë shqiptare në 10 vitet e fundit.

Lajmin e ka dhënë ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, i cili u bën apel fermerëve që të aplikojnë deri më 25 janar për të përfituar nga fondet e IPARD.

“Unë inkurajoj fuqimisht fermerët, agrobizneset dhe kompanitë bujqësore që të jenë pro-aktivë dhe të shfrytëzojnë mundësitë e hapura me fondet IPARD të BE-së. Nëse keni ide dhe ëndrra për aktivitetin tuaj, tani është koha të shfrytëzoni rastin tuaj! Ju keni deri në 25 janar për të aplikuar”,- shkruan Soreca.

Sipas tij Evropa do të mbështesë fermerët për të zhvilluar një sektor të qëndrueshëm agro-ushqimor që respekton mjedisin, në mënyrë që qytetarët të shijojnë ushqimin e prodhuar me standarde.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH