Aktualitet

Bashkia- qytetarëve: Çdo gjë do mbyllet, siguroni ushqime për 15 ditë

Shkruar nga Liberale

Në Poliçan u konfirmua sot rasti i parë me Covid-19. Bashkia e qytetit iu ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi pasi thekson se rreziku është i madh.

Bashkia ka marrë vendim që të mbyllë çdo shërbim dhe u bën thirrje qytetarëve të marrin masa për furnizimin me ushqime bazë për të paktën 15 ditë.

“Qyteti jonë është i vogël dhe rreziku për përhapje është shumë i madh, pasi personi i konfirmuar dhe familjar të tij kanë pasur kontakte të vazhdueshme me persona të tjerë në qytet”, thuhet në njoftimin e bashkisë, të shpërndarë në rrjetet sociale.

Njoftimi i plotë i Bashkisë

Qytetarë të Poliçanit,

?Duke marr shkas nga konfirmimi i rastit të parë me Covid-19 në qytetin tonë, ju lutemi ?respektoni rregullat dhe qëndroni në shtëpi !

?Qyteti jonë është i vogël dhe rreziku për përhapje është shumë i madh, pasi personi i konfirmuar dhe familjar të tij kanë patur kontakte të vazhdueshme me persona të tjerë në qytet!

?Të gjitha shërbimet do të jenë të mbyllura!

?Shmangni daljet nga shtëpia dhe merrni masa për furnizimin me ushqime bazë për të paktën 15 ditë!

?Personat në nevojë, të moshuarit e vetmuar apo çdo kategori tjetër me nevoja specifike, të kontaktojnë në numrin e cel: 0698346110 për çdo nevojë të tyre, pasi stafi i Bashkisë Poliçan është në gatishmëri të plotë për ju!

?I gjithë qyteti do të jetë në karantinë absolute për të paktën 2 javë❗

?Nuk është momenti të panikohemi, por të jemi të vëmendshëm dhe të respektojmë rregullat e karantinimi për të minimizuar përhapjen dhe infektimin në masë!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH