Bashkia e Skraparit ka shpallur “Qytetar Nderi” mjekun e njohur Pëllumb Pipero, i cili i bë shumë popullor gjatë pandemisë nga koronavirusi.
Titulli i është dhënë me miratimin e Këshillit Bashkiak me propozim të Kryetarit të Bashkisë, Adriatik Mema.
Motivacioni i titullit është: “Për veprimtari të shquar profesionale dhe akademike për gjatë gjithë karrierës së tij në fushën e mjekësisë, veçanërisht në atë të sëmundjeve infektive, si dhe për kontributin e çmuar profesional dhe publik në përballimin e situatës së pandemisë, shkaktuar nga COVID-19”