Aktualitet

Basha uron Weber: Partitë Popullore kanë nevojë për udhëheqjen tuaj

Shkruar nga Liberale

Lulzim Basha ka uruar Manfred Weber për zgjedhjen sot si President i ri i Partive Popullore Europiane. Ish krytari i Partisë Demokratike ka ndarë në urim një foto të vjetër me Weber dhe e konsideron atë një politikan me përvojë.

“Urime Presidentit tonë të ri Manfred Weber! Partia Popullore Evropiane ka nevojë për udhëheqjen tuaj me përvojë dhe parimore në këtë pikë kthese për Evropën dhe botën”, shkruan Lulzim Basha në Twitter.

Manfred Weber është zgjedhur sot president i ri i Partive Popullore Europiane.

Delegatët nga të gjitha vendet e partive të djathta liberale të Europës, kanë votuar në Kongresin e Roterdamit me 89% të votave pro tij.

Gjermani 49 vjeçar Manfred Weber ishte i vetmi kandidat në garë./Liberale.al/

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH