Kreytari pD-së Lulzim Basha do të mbledhë sot në orën 18:00 ish-grupin parlamentar të PD-së.
Sipas BW, aktualiteti politik dhe situata pas tërmetit do të jenë në fokus të diskutimeve por edhe çështje organizative të brendshme.
Takimi vjen një ditë pas vendimit të gjykatës për ish-deputetin Salianji dhe miratimit të paketës antishpifje. Po ashtu mësohet se në rend të ditës është edhe diskutimi për çështjen e tërmetit./Gazeta Liberale