Aktualitet

Bardhi-Ramës: PD nuk bëhet fasada jote

Shkruar nga Liberale
Bardhi-Ramës: PD nuk bëhet fasada jote

Në datën 5 dhjetor Këshilli Bashkiak i Tiranës mori vendim për prishjen e tre godinave në Qytetin Studenti, të populluara nga familjarë, me argumentin se janë dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit dhe si të tilla duhen shembur pasi paraqesin rrezik jete.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike. Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me mospërfshirjen e opozitës në përballimin e situatës pas tërmetit.

Bardhi ka hedhur akuza të rënda ndaj Ramës duke e bërë atë përgjegjës për vdekjen e 24 viktimave në Durrës prej lidhjeve të tij me ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako.

Bardhi shton se Rama i ka përdorur qytetarët që nga dita e parë e tragjedisë madje thekson se “Edi Rama, shpiku edhe fejesën e të birit për t’u viktimizuar para shqiptarëve”

“Dëshmi e dështimit të Edi Ramës është edhe përgjegjësia direkte për vdjekjen e 24 qytetarëve në pallatet e shpallura të pabanueshme në Thumanë pas tërmetit të 21 Shatorit, për të cilët nuk mori asnjë masë për ti strehuar, duke i lënë në mëshirën e fatit.

Dështimi më i madh i Edi Ramës është se nuk shndërroi dot Partinë Demokratike dhe opozitën në fasadën e pushtetit të tij të korruptuar dhe të kriminalizuar. Ai e ka të lidhur fatin me Vangjush Dakon dhe Arben Ahmetajn, ndërsa ne me qytetarët shqiptarë.”, shkruan Bardhi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH