
Ish- deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka sulmuar kreun e PD-së, Lulzim Basha. Në një postim të shpërndarë në Facebook, ai shkruan se kryedemokrati është pjesë e pushtetit të Ramës dhe po zbaton urdhrat e tij.
"Lulzim Basha po zbaton udhëzimet e Edi Ramës
Rama i vuri kusht Bashës që të largonte Sali Berishën që të bashkëpunonte me të dhe Basha bëri siç i thanë. Tradhëtoi Sali Berishën dhe demokratët dhe tani është pjesë e pushtetit të Ramës", shkruan Balliu.
Më tej, Balliu ka shpërndarë një video të shkurtër të kryeministrit Rama, shkëputur nga një fushatë elektorale në zgjedhjet e 25 prillit.
"Më thotë ai gazetari: "A je gati të bashkëpunosh me Lulzim Bashën?" Patjetër, pa diskutim, por me një kusht, duhet të ndahet nga Saliu", janë fjalët e Ramës në video.