Kryetari i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla foli sot për mediat ku e fokusoi diskutimin tek reforma territoriale dhe amnistia fiskale.
Në lidhje me amnistinë fiskale Balla tha se do të behët, pasi është një domosdoshmëri që duhet pas periudhës së tranzicionit.
“Pikë së pari kishte një domosdoshmëri që kaloi nga tranzicioni në kohë të caktuara në informalitet. Ajo që ne duam të bëjmë është që t’i japim mundësinë për të përjashtuar çdo të ardhur nga aktivitetet kriminale ose me personat që kane të shkruar kriminale dhe lidhje familjare me personat me të shkruar kriminale. Ne do ta miratojmë amnistinë fiskale dhe besojmë se çdo deputet i kuvendit duhet të kuptojë që kjo do të ishte pozitive”, tha Balla.