Showbiz

Arrestohet këngëtari i njohur nga Kosova

Shkruar nga Liberale
Arrestohet këngëtari i njohur nga Kosova

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se rreperi i njohur Fero, është ndaluar për 48 orë për veprën penale “Sulm”.

Ai është akuzuar pasi u publikua një video ku shihet duke e sulmuar dikë brenda një veture

“Prokuroria Themelore ne Gjilan, pas njoftimit që në media është duke qarkulluar një video incizim ku shihet një person duke e sulmuar një person tjetër në veturë, në qytetin e Gjilanit, menjëherë ka autorizuar Policinë e Kosovës -Hetuesit në Stacionin Policor në Gjilan, ku të njëjtit edhe e kanë bërë identifikimin e të dëmtuarit dhe të pandehurit, dhe pas intervistimit të tyre me vendim të prokurorit të shtetit , është ndaluar për 48-orë i pandehuri F.SH, me dyshimin e bazuar se i njëjti më datë 24.07.2022, ora 17h, ka kryer veprën penale, Sulm nga neni 184 i KPRK-ës”, thuhet në njoftim.

Prokuroria nuk ka bërë të ditur nëse do të kërkohet nga gjykata përkatëse caktimi i masës së paraburgimit ndaj Feros.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH