Aktualitet

Arrestohen shqiptarët në Itali, si e fshihnin drogën

Shkruar nga Liberale
Arrestohen shqiptarët në Itali, si e fshihnin drogën

Policia italiane e Ankonës ka arrestuar dy shqiptarë 26 dhe 28 vjeç. Ata janë mbajtur në vëzhgim nga policia pasi dyshoheshin për lëvizje të dyshimta të aktivitetit të shpërndarjes të drogës.

"Dy të dyshuarit, pasi zbritën nga mjeti u zhytën në një arë anës rrugës, ku mes shkurreve kishin fshehur kokainë dhe sende për paketimin e saj. Kështu ata u kapën në kushtet e flagrancës, pranë një lokali, ku u ndaluan dhe u detyruan që të zbrisnin nga makina me të cilën udhëtonin", njofton policia.

Njoftimi i Policisë

Dy shqiptarët u pikasën duke zbritur nga një makinë në anë të një rruge në Clementina, pjesë e Rocca Priora e cila çon në Montemarciano.

Dy të dyshuarit, pasi zbritën nga mjeti u zhytën në një arë anës rrugës, ku mes shkurreve kishin fshehur kokainë dhe sende për paketimin e saj. Kështu ata u kapën në kushtet e flagrancës, pranë një lokali, ku u ndaluan dhe u detyruan që të zbrisnin nga makina me të cilën udhëtonin.

Gjatë kontrollit u gjet një sasi prej 40 gramë kokainë, e ndarë në 21 doza të ndryshme. Më pas policia shkoi në vendin ku dy shqiptarët kishin marrë drogën, ku nën një gur të madh gjetën një peshore që maste lëndën narkotike dhe disa qese celofani që përdoren për paketimin e kokainës. Po ashtu dy të arrestuarve iu gjetën edhe 200 euro, të cilat dyshohen se vijnë nga aktiviteti i shitjes së lëndës narkotike./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH