Aktualitet

Anulohen nisjet nga Bari dhe Ankona drejt Durrësit, shkak përkeqësimi i motit

Shkruar nga Liberale
Anulohen nisjet nga Bari dhe Ankona drejt Durrësit, shkak

Ndërsa kushtet atmosferike po shkojnë drejt përkeqësimit dhe lundrimi në det të hapur është i pafavorshëm deri në përmirësimin e motit, Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se janë anuluar nisjet nga Bari dhe Ankona drejt Durrësit, gjatë mbrëmjes së sotme.

“Si pasojë motit të përkeqësuar dhe kushteve jo të favorshme për lundrim në daten 17.01.2023, anullohen nisjet nga Bari për Durrës me tragetin AF MARINA , gjithashtu anullohet dhe nisja nga Ankona për Durrës me tragetin AF CLAUDIA”,- njofton DPD.

Lundrimet pritet të nisin nesër dhe pasnesër (e mërkurë, e enjte).

“Trageti AF MARINA rinis linjën Bari -Durrës nesër ditën e mërkurë datē.18.01.2023, kurse trageti AF CLAUDIA rinis në linjën Ankona-Durrës diten e enjte datë 19.01.2023”– shkruan DPD.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH