Aktualitet

Ambasada zbardh takimin, ja çfarë diskutuan Yuri Kim dhe Ahmetaj dje

Shkruar nga Liberale
Ambasada zbardh takimin, ja çfarë diskutuan Yuri Kim dhe Ahmetaj dje

Ditën e sotme është zbardhur takimi i cili u mbajt dje mes ministrit për Rindërtim Arben Ahmetaj dhe  ambasadores Yuri Kim.

Takimi është zbardhur nga ambasada amerikane e cila pohon në "Facebook", se dy zyrtarët diskutuan rëndësinë e përdorimit me efikasitet të burimeve në ndihmë të atyre që u prekën nga tërmeti tragjik i nëntorit.

"Ambasadorja Kim u takua me Ministrin për Rindërtimin Arben Ahmetaj më 13 shkurt. Ata diskutuan rëndësinë e përdorimit me efikasitet të burimeve në ndihmë të atyre që u prekën nga tërmeti tragiik i nëntorit. Ambasadorja nënvizoi përgjegjësinë e qeverisë për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie për fondet e përdorura për rindërtim", shkruhet në faqen e ambasadës së SHBA. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH