Aktualitet

Ambasada gjermane: Do të ketë shtyrje të datave të aplikimeve

Shkruar nga Liberale
Ambasada gjermane: Do të ketë shtyrje të datave të

Ambasada Gjermane në Tiranë njofton se nga dita e sotme, 23 nëntor 2020, sektori i vizave dhe pasaportave është hapur sërish, por numri i aplikimeve, që përpunohen çdo ditë, do të reduktohet.

Në një postim në Facebook, ambasada njofton se do të ketë një shtyrje të orareve dhe datave të aplikimeve, ndërsa të gjithë qytetarët që janë të prekur nga këto masa do të njoftohen personalisht.

Njoftimi i plotë

Prej ditës së hënë, datë 23 nëntor, Sektori i Vizave dhe Pashaportave është sërish i hapur. Por numri i aplikimeve, që përpunohen çdo ditë, do të reduktohet. Për pasojë do të ketë detyrimisht shtyrje të orareve dhe datave të aplikimeve. Personat e prekur nga këto masa do të njoftohen personalisht. Por kjo mund të kërkojë disa javë. Ndërkohë shpërndarja e pashaportave të pajisura me vizë vijon në segmentet e zakonshme kohore. Lutemi të mbahet në konisderatë, që deri në një njoftim të dytë nuk mund të bëhen legalizime.

Këto masa merren për të mbrojtur shëndetin e aplikuesve/-eve dhe të punonjësve/-eve. Synimi ynë është ruajtja e sigurisë në shërbim dhe mundësisht shmang’ja e një mbylljeje të plotë të Zyrës së Vizave për shkak të rasteve Covid-19. Për këtë qëllim na duhet të marrim masat përkatëse. Lutemi për mirëkuptimin tuaj.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH