Politikë

Sara Mila zbret nga froni, ja si ka ndryshuar rënditja e kandidatëve të preferuar deri më tani

Shkruar nga Liberale
Sara Mila zbret nga froni, ja si ka ndryshuar rënditja e kandidatëve

Tashmë që janë numëruar mbi 95% e kutive të votimit, por mbeten dhe rreth 45 mijë vota nga diaspora, ndryshon dhe renditja e kandidatëve më të votuar, nga lista e preferuar.

Lista kryesohet nga ministri Blendi Gonxhja në Tiranë, i cili tashmë numëron mbi 21 800 vota. Në vend të dytë renditet ish-zv.kryeministri Erion Braçe me 20261 vota.

Podiumin e tre të parëve e plotëson Jorida Tabaku me 18850 të preferencave të demokratëve të Tiranës, e ndjekur nga ministri Ervin Hoxha me 18764 vota.

Kandidati i 5 më i votuar është Arkend Balla nga lista e socialistëve në Durrës, i cili le pas me një grusht votash Sara Milan në Elbasan me 18626 vota.

Ceno Klosi është më i votuari i radhës nga socialistët me 16638 vota, i ndjekur nga Ilir Alimehmeti i cili ndonëse ka 16426 vota, nuk mundet të futet në parlament, pasi PD siguroi vetëm 1 vend nga lista e hapur në Tiranë, që tashmë pothuajse është blinduar nga Jorida Tabaku.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH