Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradë, në zonën e njohur si ‘mbikalimi i Shkozetit”.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një person ka ndërruar jetën si pasojë e përplasjes nga një automjet.
Raportohet se viktima është një këmbësor, i cili është aksidentuar nga një automjet në lëvizje.
Ende nuk behet i ditur identiteti i tij, por policia është në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.