Dy fëmijë 13 dhe 8 vjeç dhe një burrë, i cili besohet se ishte i ati i tyre, humbën jetën në një aksident, në një tunel në Italia. Aksidenti ndodhi në Grottammare, ndërsa fëmija tjetër 12-vjeçar mbeti i plagosur dhe u shtrua në spital në Torrette dhe është i intubuar.
Viktimat, sipas hetimeve të para, ishin me origjinë gjermane, por banonin në Montesilvano. Aksidenti ndodhi në karrexhatën drejt Ankonës, në tunelin Grottammare, midis San Benedetto dhe Pedaso.
Në aksident nga një përplasja kokë më kokë u përfshinë një makine dhe një kamioni, në tunelin Castello, në të cilin mund të udhëtohej në dy drejtime. Karrexhata tjetër në fakt ishte e mbyllur për punime. Një tjetër italian nga Ascoli vdiq në një aksident në të njëjtin vend më 15 janar.
/Liberale.al/