Arte

“Ai ishte një talent dhe dhjetë punë”/ Ndarja nga jeta e Mirush Kabashit, flet regjisori: Ju rrëfej…

Shkruar nga Liberale
“Ai ishte një talent dhe dhjetë punë”/ Ndarja nga

Regjisori Haxhi Rama ka folur sot për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur, Mirush Kabashi.

Teksa tregoi dy pengjet e aktorit të ndjerë, ai tha se e ka njohur që kur ishte 5-vjeç, ndërsa kanë bashkëpunuar në 10 deri në 15 projekte të përbashkëta në teatër.

“Koha është e shkurtër për të reflektuar për krijimtarinë e Mirush Kabashit. Ai ishte një talent dhe dhjetë punë. Talenti është gjë më vete, por ato 10 punët ishin nga ambicia e jashtëzakonshme. Me unë dhe Mirushi kemi marrë në të njëjtën komedi të njëjtin çmim. Mirushin e kam takuar në 70 vjetorin e Teatrit. Unë e prezantova. I kisha dhënë librit tim dhe ku ishte edhe tregimi për Mirushin.

Pengu i vetëm mund të them se ishin dy; Kishte në ëndrrat e veta të luante “Sirano De Berzherak”, një komedi e famshme franceze, monologun e të cilës e kishte mësuar përmendësh dhe e dyta, dikur më pat thënë se mbasi të mbaroj karrierën, dua të kthehem në Durrës sepse aty kishte miqtë. Mirushi mbeti në Tiranë se i përkiste të gjithë Shqipërisë”, theksoi ai në një intervistë.

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH