Qeveria ka përgatitur projektligjin për taksën e re të pronës dhe e ka hedhur për diskutim. Një taksë e tillë për pasuritë e paluajtshme, që nga banesa, toka bujqësore dhe prona blegtorale, do të rëndojë xhepat e qytetarëve. Taksa e re pritet të jetë mesatarisht tre herë me e lartë se ajo që është publikuar deri më tani. Edhe pse ka anë pozitive, pasi parashikon rritje progresive për më shumë se një pronë, që do të thotë se ai që zotëron disa banesa do të jetë i detyruar t’i nxjerrë ato në shitje, çka mund të shoqërohet me ulje të apartamenteve, duket se projektligji favorizon sërish shtesa biznesesh që ndoshta krijojnë diskriminim në treg. Kështu hotelet me pesë yje për të inkurajuar turizmin përjashtohen nga taksa, por jo hotelet me tre yje, bujtinat, apo ata që u japin turistëve apartamente me qira.
Projektligji “Për taksën mbi pasurinë e paluajtshme” përfshin disa kategori, që përjashtohen nga detyrimi për të paguar taksën e pasurisë.
Taksa e pronës nuk do të aplikohet mbi shtëpitë e personave që trajtohen me ndihmë ekonomike, por nuk kuptohet pse i shmangen taksës një shtresë e pasur, siç janë individët apo kompanitë që kanë në pronësi hotele me 4 apo 5 yje.
Në ligjin për investitorët strategjikë, klientëve të privilegjuar u ndërtohen nga shteti sistemi i furnizimit me ujë, sistemi elektrik, rrugët etj. Po ashtu, disa vite më parë, Rama u fali dhjetëra miliona euro më të pasurve kur vendosi uljen e tatimit mbi dividentin nga 15% që ishte, në vetëm 8%.
Sindikata gjermane e medieve paralajmëron gazetarët të mos udhëtojnë në Turqi
- Përjashtohen nga taksa e pasurisë, pasuritë e mëposhtme: c) Ndërtesat e papërfunduara, që në 30 nëntor të vitit, para vitit tatimor, janë duke u ndërtuar në përputhje dhe brenda afatit të ndërtimit të përcaktuar në lejen e ndërtimit;
ç) Strukturat akomoduese, “Hotel/Resort me katër dhe pesë yje, status special”, sipas përcaktimit në legjislacionin e fushës së turizmit, që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “brand name”;
- d) Njësitë rezidenciale të ndërtesave që shfrytëzohen nga qiramarrësi me qira të paliberalizuara; dh) Njësitë rezidenciale të ndërtesave në pronësi ose posedim të kryefamiljarëve, të deklaruara si vendbanim, kur këta të fundit trajtohen me ndihmë ekonomike; e) Njësitë rezidenciale të ndërtesave, të deklaruara si vendbanim, në pronësi ose posedim të kryefamiljarëve që përfitojnë vetëm pension pleqërie, pension invaliditeti apo pension social, kur familja e tyre përbëhet vetëm nga pensionistë, ose dhe me persona në ngarkim të tyre, që janë të paaftë për punë; ë) Banesat sociale në pronësinë e pushtetit vendor dhe njësitë e ndërtesave që në bazë të marrëveshjeve me Bashkitë përdoren nga këto të fundit si banesa sociale; dhe
- f) Njësitë e ndërtesave që janë pasuri kulturore nën mbrojtje të përkohshme ose të përhershme, për kohën në të cilën deklarohet mbrojtja, sipas legjislacionit në fuqi për monumentet e kulturës dhe/ose trashëgiminë kulturore dhe që përdoren vetëm për qëllime jofitimprurëse.