Aktualitet

"80 mijë USD fotoja me Obamën, pse Rama nuk merret i pandehur?"

Shkruar nga Liberale
"80 mijë USD fotoja me Obamën, pse Rama nuk merret i

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, trajton dy rastet e hetimit të dy politikanëve më të rëndësishëm shqiptarë, kryeministrit Edi Rama për foton me ish-presidentin Barack Obama dhe kryetarit të PD, Lulzim Basha për lobimin në SHBA.

Manjani vëren se drejtësia nuk është treguar e barabartë për këto dy raste. Basha është thirrur nga Prokuroria në cilësinë e personit të hetim, por krejt e kundërta ndodh me Ramën. Sot u njoftua se Gjykata amerikane ka dënuar me 4 muaj burg William Argeros, personin që mendohet se pagoi 80 mijë dollarët për foton me Obamën.

Manjani shton se pavarësisht kësaj, Rama nuk është thirrur si i pandehur edhe pse ka shumë për të hetuar se si u paguan paratë, nga cila llogari, bankë dhe nga çfarë kontrate. Ndërsa hetimet për PD dhe kryetarin e saj Basha, nisën menjëherë pas një shkrimi në një portal në SHBA.

"Sa më takon, nuk jam për burgosjen e as njërit, por kush të gjendet fajtor të paguaje paratë dhe të ndalohet të kryejë detyrë publike", shkruan ish-ministri i Drejtësisë.

Postimi

Edhe njëherë mbi drejtësinë e barazinë para ligjit.

Lulzim Basha, kryetar i PD, mbi një supozim portali në Amerikë, pa asnjë provë direkte është marrë i pandehur për një pagesë inekzistente konsulentit të huaj. Me këtë të fundit PD kishte një kontratë, si dokument legal dhe, ka pagesa të provuara në bankë.

Ndërsa gjykata Amerikane, provon tashmë se Edi Rama ka paguar 80 000 dollarë për një foto me Obamën. Këtë pagesë askush nuk e di si u bë, nga ç'llogari, ç'bankë e me çfarë kontrate?!!!

Por Edi Rama nuk merret i pandehur, megjithse fakti penal është EVIDENT.

Sa më takon, nuk jam për burgosjen e as njërit, por kush të gjendet fajtor të paguaje paratë dhe të ndalohet të kryejë detyrë publike.

Por si fillim duhet të jenë të dy njësoj para ligjit! Këtu kemi mbetur dhe as kjo "FBI" virtuale këtu në Tiranë spo na bën asgjë...

LEXO EDHE:

https://gazetamapo.al/fotoja-80-mije-dollareshe-e-rames-me-obamen-4-muaj-burg-amerikanit/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH