Sport

7+ në ndeshjen Egnatia-Erzeni, Dinamo dhe Kukësi në kërkim të pikëve të para

Shkruar nga Liberale
7+ në ndeshjen Egnatia-Erzeni, Dinamo dhe Kukësi në kërkim

Egnatia regjistroi fitoren e dytë radhazi në kampionat, ndërkohë që në ndeshjen tjetër të javës së tretë Dinamo do të presë Kukësin (ora 19:00) me dy ekipet që kërkojnë pikët e para.

Rrogozhinasit mposhtën 4-3 Erzenin, në sfidën e vlefshme për javën e tretë në Superiore.

Një ndeshje spektakolare në Rrogozhinë, ku protagonist ishte sulmuesi Raphael Dwamena, i cili shënoi tre gola të shpejtë në pjesën e parë, në minuat 9, 16 dhe 22.

Shijakasit ngushtuan shifrat, me Maliqin në 30’, por në 39’ ishte Zejnullai që shënoi të katërtin për vendasit.

Spektakli nuk mungoi as në pjesën e dytë, ku Erzeni u shfaq më kërkues dhe gjeti golin e dytë në minutën e 54-t me Meçjan. Shijakasit nuk u dorëzuan dhe në minutën e 93-të shënuan të tretin me Kahrimanoviç, me penallti, por rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Me këtë fitore, Egnatia ngjitet në vendin e dytë me 6 pikë, ndërsa Erzeni mban vendin e gjashtë me 2 pikë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH