Ka përfunduar operacioni një javor, një aksion policor nga ajri, toka e deti. Në përfundim të tij është kapur 1700 kg drogë (sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në linjën Shqipëri-Greqi) si dhe janë vënë në pranga katër skafistë shqiptarë. Policia greke ka bërë me dije se sot në mesditë do të dalë në një deklaratë për shtyp.
Ndërkohë policia është vënë në kërkim të një skafisti të pestë. Kathimerini shkruan se skafisti është larguar nga gomonia e dytë, në të cilën u arrit të kapej vetëm një person, i cili po largohej me not.
Sipas hetimeve, droga e kapur dje ishte fshehur nga skafistët e gomones së dytë. Hetuesit dyshojnë se kemi të bëjmë me një grup kriminal shqiptaro-italian që trafikon hashash në Turqi dhe e këmben atë me heroinë.