Policia ka vënë në pranga një 25-vjeçar në Kurbin i identifikuar si Besnik Ndreca, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”,
Gjatë këtij operacioni është sekuestruar çanta me lëndë narkotike, të cilën 25-vjeçari tentoi ta fshihte kur pa punonjësit e Policisë.
"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas do të transportonte një çantë me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, me qëllim shitjen e saj, kanë organizuar punën në kuadër të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli”, për ndalimin e këtij shtetasi.
Në fshatin Delbnisht, Kurbin, është lokalizuar dhe ndaluar shtetasi B. N., i cili sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të fshehë në anë të rrugës, një çantë brenda së cilës u gjetën 3 kilogramë e 165 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi B. N., 25 vjeç, banues në fshatin Delbnisht, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. njofton Policia.