Sport

Ndërpritet sfida e Premier League, mbrojtësi rrëzohet papritur në fushë

Shkruar nga Liberale
Ndërpritet sfida e Premier League, mbrojtësi rrëzohet papritur

Bornemouth-Luton është ndërprerë në minutën e 66’, pasi mbrojtësi i miqve, Tom Lockyer është rrëzuar pa ndjenja në fushën e lojës.

Mbrojtësi 29-vjeçar humbi ndjenjat në fushën e lojës, ndërsa u desh ndërhyrja e menjëhershme e stafeve mjekësore, për të shpëtuar lojtarin.

Kapiteni i Luton doli nga fusha e lojës me barrelë dhe maskë oksigjeni.

Ndërkohë stafi mjekësor i Bournemouth, ka konfirmuar se 29-vjeçari ka reaguar dhe është i ndërgjegjshëm, ndërsa është nën vëzhgimin e rreptë të mjekëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH