Aktualitet

5 të arrestuar në Kosovë për fotografim të votës

Shkruar nga Liberale
5 të arrestuar në Kosovë për fotografim të votës

Kosova zgjedh ditën e sotme Kuvendin e ri, por procesi i votimit ka shënuar deri tani disa incidente.

Mësohet se pesë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës për fotografim të votës, 4 prej tyre janë fotografuar në rajonin e Prizrenit ndërsa një në rajonin e Mitrovicës së veriut.

Në rajonin e Prizrenit kemi katër persona të arrestuar, tre në Prizren, një në Mamushë, nën dyshimin se të njëjtit kanë bërë fotografimin e votës pas veprimit. Të gjitha veprimet janë marr me Prokurorin e Shtetit dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë ndaluar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Ai ka shtuar më tej se kanë informacine që një tjetër person është ndaluar në Mitrovicë./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH