Një iPhone i gjeneratës së parë u shit në ankand për 190,372 dollarë, 300 herë më shumë se vlera e tij origjinale.
Modeli 4 GB i vitit 2007 u ble për 599 dollarë dhe ishte në gjendje shumë të mirë, pothuajse i paprekur në paketimin e tij.
I përshkruar nga LCG Auctions si një "artikull koleksionist me cilësi të lartë dhe jashtëzakonisht të rrallë", telefoni tërhoqi gjithsej 28 oferta, me një ofertë fillestare prej 10,000.
Shtëpia e ankandeve e quajti këtë model të veçantë një "gral të shenjtë" midis koleksionistëve për shkak të rrallësisë së tij, pasi është krejt e pazakontë të gjesh një iPhone të gjeneratës së parë pa dëmtim të ekranit dhe trupit.
Shkurtin e kaluar, e njëjta shtëpi ankandesh shiti gjithashtu një iPhone të gjeneratës së parë për 63,356 dollarë, ndërsa muajin pasardhës një tjetër u shit në ankand nga Wright Auctions për 40,320 dollarë.
Ky vit shënon 16 vjet që kur Steve Jobs prezantoi iPhone në konferencën Macworld duke shpallur: "Sot Apple rishpik telefonin".
iPhone u bë shpejt produkti më i suksesshëm i kompanisë, me revistën Time që e quajti atë "Produkti i Vitit për 2007".
Modeli 4 GB u ndërpre menjëherë pas lançimit për shkak të uljes së shitjeve dhe lëshimit të modelit 8 GB./Liberale.al