Aktualitet

Këlliçi: Kryefjala e këtij Kuvendi do të jetë transparenca

Shkruar nga Liberale
Këlliçi: Kryefjala e këtij Kuvendi do të jetë

Në 31 vjetorin e Partisë Demokratike është mbajtur në stadiumin ‘Air Albania’ Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Gjatë fjalës së tij Belind Këlliçi u shpreh se  ky Kuvend është Kuvendi i demokracisë dhe se nga dita e sotme do të hapen të gjitha dyert për të rinjtë.

Po ashtu ai u shpreh se 72 përfaqësues të PD-së do të bëjnë verifikimin e delegatëve.

“E keni bërë këtë Kuvend më të jashtëzakonshëm. Para se të nisim punimet dua t’ju falënderoj përzemërsisht për këtë pjesëmarrje që mishëron më së miri demokracinë. Jam i bindur që nga dita e sotme do të forcojmë institucionet. PD nga sot e tutje do t’i hapë të katra dyert për të rinjtë për t’i dhënë mundësi për të bërë karrierë.Do të verifikojmë numrin e kërkesave që janë drejtuar për të thirru Kuvendin Kombëtar. Ky Komision do të ngarkojë 72 përfaqësues për të gjitha degët e PD për të verifikuar secilat firma. Kjo trupë në këtë moment në zbatim të statutit do të bëjë verifikimin e prezencës së delegatëve. Sekretariati teknik ngarkohet të kryejë të gjitha verifikimet përkatëse. Verifikimi do të bëhet nëpërmjet teknologjisë që mundëson në kohë reale pjesëmarrjen. Kryefjala e këtij Kuvendi do të jetë transparenca. Askush nuk i trembet të vërtetës. Në këtë Kuvend prevalon vetëm e vërteta”, tha Këlliçi.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH