Edinburgu
Sipas 95 përqind të banorëve, kryeqyteti skocez është qyteti më i bukur. Rreth 93 përqind e vendasve e votuan atë si qytetin më të mirë për të shëtitur, duke e bërë atë ideal për vizitorët që kërkojnë të eksplorojnë monumentet historike të qytetit, arkitekturën dhe vendet piktoreske në këmbë.
Rreth 96 përqind thanë se, qyteti ishte një zgjedhje e shkëlqyer, ndërsa 95 përqind thanë se, ka gjithmonë diçka për të bërë në skenën e artit dhe kulturës.
Cikago
Qyteti renditet i dyti në botë për qëndrueshmërinë (75 përqind), ecjen (86 përqind) dhe lehtësinë e lëvizjes me biçikletë (97përqind). Ai vlerësohet për artin dhe skenën e saj kulturore.
Medellin
Dikur shtëpia e “mbretit të drogës” Pablo Escobar, Medellin është bërë një ndër vendet më të bukua për t'u vizituar. Qyteti i Amerikës së Jugut kryeson listën për ushqimin dhe pijet e tij, si dhe për jetën e natës dhe ahengjet.
Glasgow
Sipas më shumë se 75 përqind të vendasve, qyteti skocez është përshkruar si, qyteti më miqësor në botë.
Në vendin e pestë dhe të gjashtë është Amsterdami dhe Praga, secila prej tyre dallohet për arkitekturën e mahnitshme.
Marrakech
Qyteti i Afrikës së Veriut kryeson listën për pushimet romantike. 69 përqind e banorëve thotë se, është qyteti ku njerëzit mund të lidhen më lehtësisht me njëri tjetrin.
"Për ata që thjesht kërkojnë të bëjnë miq ose të takojnë njerëz interesantë, është ende një vend i parë, ai vjen i dyti për të bërë miq të rinj dhe numri një për njohjen e fqinjëve tuaj."
Berlini u rendit në vendin e tetë dhe Montreali në vendin e nëntë. Të dy dallohen për skenat e tyre të mahnitshme të artit dhe kulturës.
Në vendin e 10-të është Kopenhagen.
Kryeqyteti danez vlerësohet si një nga qytetet më të gjelbra në botë, sipas "Time Out".
Lista e plotë:
- Edinburgu
- Çikago
- Medellin
- Glasgoë
- Amsterdami
- Pragë
- Marrakech
- Berlini
- Montreal
- Kopenhagen /K.K-Liberale.al