Aktualitet

Zjarri në spitalin e Tetovës/ 14 viktima, qeveria maqedonase seancë të jashtëzakonshme

Shkruar nga Liberale
Zjarri në spitalin e Tetovës/ 14 viktima, qeveria maqedonase

Tetova u përball një natë më parë me vdekjen e 14 pacientëve në spitalin COVID pas shpërthimit të zjarrit rreth orës 21:02.

Mbi 30 zjarrfikës me 7 makina kanë luftuar me flakët dhe kanë bërë të mundur shuarjen e tyre për gjysmë ore.

Zjarrfikësi Sasho Trajçevski deklaroi se zjarri ka qenë shumë i madh dhe se nga spitali janë nxjerrë viktima.

“Në ora 21 e 2 minuta kemi marr njoftimin se po digjet spitali modular në qendrën medicinale në Tetovë. Ekipet e zjarrfikësve për 3-4 minuta kanë arritur në vendngjarje me 7 makina dhe mbi 30 zjarrfikës. Megjithatë kur ekipet tona kanë arritur në vendngjarje, gjithçka ishte në flakë. Ne bëmë të pamundurën dhe në ora 21:30 minuta zjarri është shuar. Zjarri ishte shumë i madh sepse spitali modular ishte nga plastika”, deklaroi Sasho Trajçevski, zjarrfikës sipas Alsat.

Qeveria maqedonase ka lajmëruar se do të mbajë seancë të jashtëzakonshme pas tragjedisë së një nate më parë.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH