Nita Latifi është një prej ish-banoreve që gjithashtu ka pasur disa debate dhe mesazhe me opinionisten Zhaklin Lekatarin.
Në lajmet e ditëve të fundit, është aluduar se Nita, madje, edhe është kërcënuar nga opinionistja e BBV.
Por e ftuar ditën e sotme në “E Diell”, Nita është pyetur edhe rreth debateve dhe mesazheve kërcënuese mes saj dhe Zhaklin Lekatarit.
“Nuk kanë qenë mesazhe kërcënuese, kanë qenë agressive, me tone të rënda, pak ofenduese, nuk më ka kërcënuar…”, tha Nita.