Globi

Zgjedhjet në Kosovë, ministri serb: E dija fituesin, ma tha Palmer

Shkruar nga Liberale
Zgjedhjet në Kosovë, ministri serb: E dija fituesin, ma tha Palmer

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçic ka bërë një deklaratë aspak të pazakontë për zgjedhjet në Kosovë. Duke komentuar rezultatin, Daçiç ka thënë se e dinte kush do të dilte fitues.

Ai ka thënë se gjatë një bisede me të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin perëndimor, Matthew Palmer, i ishte thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të dalin fituese në zgjedhje dhe do të krijojnë koalicion.

“Nuk është e rastësishme. Amerikanët kanë thënë se tani është çështje pak më e komplikuar sepse për herë të parë do të merren me një parti e cila është e idesë për krijimin e Shqipërisë së Madhe”, deklaroi Daçic në hapjen e samitit të 19-të të ekonomisë në Beograd.

Ai ka shtuar se duhet pritur për deklaratat e reja nga Albin Kurti e Isa Mustafa sepse “është një gjë kur dikush flet nga opozita, e diçka tjetër kur hyni në qeverisje”.

Ne nuk mund të ndikojmë tek ata që shqiptarët e Kosovës i zgjedhin, ne duhet të bashkëpunojmë me të gjithë pa marrë parasysh nëse dikujt i pëlqen ajo parti apo jo. Në çfarëdo rrethane, pres të vazhdohet dialogu, të hiqet taksa dhe me këtë të krijohen kushtet për kërkim të një zgjidhje kompromisi”, theksoi Daçiç./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH