Aktualitet

Zgjedhjet e 14 Majit/ Berisha: Nesër do komunikohen zhvillime të reja të koalicionit me Metën

Shkruar nga Liberale
Zgjedhjet e 14 Majit/ Berisha: Nesër do komunikohen zhvillime të reja

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat foli për zgjedhjet e 14 majit dhe koalicionin me Partinë e Lirisë.

Në fjalën e tij, Berisha tha se do të hyjë në koalicion me Partinë e Lirisë dhe se kjo marrëveshje është tmerri i Ramës.

"Ka një vendim të Këshillit Kombëtar të PD. PD hyn në këto zgjedhje në koalicion. Ka një koalicion me Ilir Metën, të parin fare, sipas të cilit, Partia e Lirisë angazhohet të mbështesë kandidatët tanë në të gjithë Shqipërinë. Ky koalicion do njohë zhvillime të tjera të reja dhe do komunikohen nesër zhvillimet e reja të këtij koalicioni. Ne jemi të bindur se koalicioni është tmerri i Edi Ramës. Edi Rama është i tmerruar nga këto zgjedhje. Ai urdhëroi gjykatës të pamoral, pa ndërgjegje profesionale dhe njerëzore, të shkelmojnë ligjet. Ai, me pengjet e tij, po degradon çdo institucion të këtij shteti", tha Berisha.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH