Aktualitet

Zgjedhja e kryetarit të ri, Yuri Kim shkon në Gjykatën Kushtetuese

Shkruar nga Liberale
Zgjedhja e kryetarit të ri, Yuri Kim shkon në Gjykatën

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka shkuar ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese. Kjo vizitë në këtë institucion të lartë të drejtësisë shqiptare vjen pas plotësimit të saj me 9-të anëtarë.

Nuk dihet me saktësi arsyeja e vizitës. Vetë Gjykata Kushtetuese njoftoi se ka mbajtur një mbledhje të posaçme dhe ka vendosur fillimin e procedurave për zgjedhjen e Kryetarit të ri. Institucioni ka hapur rrugë edhe depozitimit të kandidaturave.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese zgjidhet me votim të fshehtë, me shumicën e votave të të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës Kushtuese. Ai ka mandat për një periudhë 3-vjeçare me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. Seanca për zgjedhjen e Kryetarit drejtohet nga gjyqtari më i vjetër në detyrë. Në rast se ka më shumë se një kandidat dhe gjatë votimit asnjëri prej tyre nuk merr shumicën e parashikuar të votave, bëhet një votim i ri. Pas këtij, vijohet me votimin mes kandidatëve që kanë marrë numrin më të madh të votave. Në përfundim të këtij votimi shpallet i zgjedhur kandidati që ka marrë shumicën e votave.

Në rast se asnjë nga kandidatët nuk ka marrë shumicën e votave ose votat janë ndarë në mënyrë të barabartë, kryetari caktohet me short.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH