Showbiz

Ylli i Hollywood kërkon burrë në internet, aplikacioni e bllokon

Shkruar nga Liberale
Ylli i Hollywood kërkon burrë në internet, aplikacioni e bllokon

Aktorja Sharon Stone është bllokuar nga aplikacioni i takimeve Bumble. Platforma në internet tha se kishte pasur raportime se profili i aktores në aplikacionin ku gjenden partnerë ishte i rremë.

Por aktorja 62-vjeçarja me anë të një postimi në Twitter tha se ishte ajo vetë.

Hej Bumble, a jam unë një përjashtim?”– shkroi ylli i Hollywood.

Bumble tha se e kanë zhbllokuar llogarinë e Stone në mënyrë që ajo të mund të kthehet në Bumbling.

Na beso, ne patjetër të duam ty në aplikacion,”- tha drejtori editorial i Bumble, Clare O’Connor.

Në aplikacion regjistrohen njerëzit që kërkojnë romanca të reja bazuar në vendndodhjen e personit. Ndryshe nga aplikacionet e tjera të takimit, tek Bumble është gruaja që duhet të fillojë kontaktin duke dërguar mesazhin e parë.

[gallery columns="1" size="full" ids="1115189,1115190,1115191,1115192"]

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH